|
Cfarë është Reden International?
Reden International (RI) është një organizatë private që punon me gra të huaja në Danimarkë. Shpeshherë ne punojmë me gra që merren me prostitucion dhe gra ndaj të cilave është ushtruar dhunë dhe kërcënime.
Cfarë bën Reden International?
Reden International punon në nivele rruge dhe u ofron ndihmë grave në formë të ndihmës mjekësore, ndihmë juridike dhe masa të tjera sociale. Ne flasim 18 gjuhë dhe dimë gjithashtu se ku mund të kërkohet ndihmë në raste urgjente, si psh., sëmundje ose nëse ndaj dikujt është ushtruar dhunë.
RI drejton një qendër krizash me shërbim 24 orë larg ambientit të prostitucionit, ku njeriu mund të marrë veten mbas dhunës dhe kërcënimeve.
RI drejton gjithashtu së bashku me një partner bashkëpunimi një vend takimi për gra të huaja, me një klinikë shëndetësore dhe oferta të ndryshme shëndetësore. Kjo gjendet si një pjesë vazhduese e zyrës tonë në adresën Colbjørnsensgade 12, i København.
Si mund të kontaktohet me Reden International?
Nëse njihni një grua që ka nevojë për ndihmë, ju mund të telefononi në mënyrë anonime në numrat e mëposhtëm:
• Reden International: +45 33 91 48 10
• 24 orë shërbim hotline kundër tregtisë së qenieve njerëzore: +45 70 20 25 50
• Shërbimi hotline i policisë së shtetit për tregtinë e qenieve njerëzore: +45 45 15 06 08
Nëse ju dëshironi të dini më shumë për ne, ose nëse keni nevojë për ndihmë, mund të vizitoni zyrën tonë:
Reden International
Colbjørnsensgade 12, st.tv.,
1652 København V
Danmark
Tlf.: +45 33 91 48 10
Fax:+45 33 91 04 73
Posta elektronike: info@redeninternational.dk
Faqja në internet: www.redeninternational.dk
|